Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka nisur në orën 09:00 një takim me veteranët e UÇK-së .
Kurti gjatë ditës së djeshme tha se ka anuluar forumin e Prespës për të mbajtur takim me veteranët dhe për të diskutuar në lidhje me pagën minimale.
Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës protestuan dje në oborrin e Kuvendit të Kosovës, në shenjë pakënaqësie ndaj miratimit në parim të Projektligjit për pagën minimale në Kuvend, më 14 qershor, që nuk përfshin rritjen e pensioneve edhe për veteranët.
Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Faton Klinaku dje në protestë tregoi se mori një ftesë zyrtare për takim me kryeministrin Kurti.