Vetehelmohet nena e 3 femijeve ne Kuçove. Fjalet e fundit – Lajmi i Fundit

0
Gjigandi

Një 47-vjeçare nga fshati Tapi në rrethin e Kuçovës i ka dhënë fund jetës pasditen e sotme, duke pirë disa kokrra fostoksinë. Lulzime Mema, nëna e 3 fëmijëve, dy vajzave dhe një djali, ka qenë e vetme në banesë në momentin që ka pirë lëndën helmuese. Ajo është gjetur ende me shenja jete në dhomë nga djali i saj 17-vjeçar, i cili ka lajmëruar menjëherë Urgjencën dhe policinë.       47-vjeçarja Mema është transportuar drejt Spitalit Rajonal të Beratit, ku megjithë ndërhyrjen e mjekëve, ka ndërruar jetë 30 minuta më vonë. Në momentet e fundit të jetës gruaja ka deklaruar se helmin e kishte blere sot dhe e kishte pirë me vetëdije të plotë. Ende nuk dihen shkaqet që e kanë çuar nënën e 3-fëmijëve drejt vetëhelmimit, ndërkohë që nga policia konfirmohet se gruaja kishte kohë që vuante nga depresioni dhe ankthi.  

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu