‘Vendimi ekstrem i Kurtit’/ Kosova bllokon shtetet e rajonit me vaksinën e tretë. Dëmtohen bizneset, bien lëvizjet në kufij

0
Gjigandi

Ka kaluar një javë që në Kosovë kanë hyrë në fuqi masat e reja antiCovid. Me masat e reja parashikohet që çdo person i cili hyn në Republikën e Kosovës duhet të ketë: Certifikatën e vaksinimit me tri doza (ose me një dozë të vaksinës Janssen dhe dozë përforcuese) kundër Covid-19, ose certifikatën e vaksinimit me dy doza (ose me një dozë të vaksinës Janssen) kundër Covid-19, bashkë me testin RT-PCR negativ për Covid-19.

Qeveria e Kosovës ka miratuar të premten, 21 janar, masa të reja për luftim të pandemisë së koronavirusit, pas rritjes së numrit të rasteve të infektimit në këtë shtet.

Në vendim është thënë se, situata epidemiologjike është e qetë, mirëpo rreziku mbetet pasi varianti Omicron është dominues.

Sipas vendimit të Qeverisë, qytetarët që hyjnë në Kosovë duhet të jenë të vaksinuar plotësisht dhe të kenë edhe dozën përforcuese.

Ata që nuk kanë dozën përforcuese, duhet të kenë test negativ të llojit PCR, të vlefshëm për 48 orë.

RonaTyra

Ky vendim i Qeverisë së Kosovës është duke u kundërshtuar ashpër nga të gjithë.

Kryetari i Aleancës së Bizneseve të Kosovës, Agim Shahini, ka treguar se, sa janë dëmtuar bizneset e vendit nga masat e reja të vendosura nga qeveria për menaxhimin e situatës më COVID-19.

Ai ka thënë se, masat e vendosura në pikat kufitare të vendit, paraqesin ndikim negativ për të gjithë bizneset që dëshirojnë të operojnë edhe jashtë. Shahini ka deklaruar se, probleme kanë pranuar edhe nga bizneset që vijnë drejtë Kosovës nga vendet fqinje.

Ai ka theksuar se i kanë bërë thirrje Qeverisë “Kurti”, që të lirojnë sa më shpejtë këto masa.

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Albena Reshitaj, vlerëson se ekzekutivi duhet të ndryshojë masën për hyrjen në Kosovë me dozë të tretë të vaksinës ndaj COVID-19 dhe e njëjta masë të zëvendësohet me bërjen e testeve rapide falas në kufi.

Reshitaj theksoi se, kjo masë është e pavend, pasi qytetarët në vend ende nuk janë vaksinuar në shumicë me këtë dozë. Deputetja vlerëson se Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike do të duhej të bënte hulumtime rreth varianteve të COVID që janë të pranishme në Kosovë.

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se, ka pranuar mesazhe dhe thirrje nga Kukësi, Lugina e Preshevës, Shkupi e Tetova në lidhje me kërkesën për tre doza të vaksinës për të hyrë në Kosovë.

Hoti e ka quajtur shqetësuese mungesën e koordinimit të qeverisë së Kosovës me qeveritë në Tiranë, Shkup dhe me Luginën e Preshevës. Ai ka thënë se, vendimi duhet të ndryshohet menjëherë.

Edhe kryetari i PDK-së Memli Krasniqi, ka kritikuar ashpër Qeverinë Kurti, sa i përket çështjes së menaxhimit me pandeminë e koronavirusit.

Krasniqi ka thënë se, është e pakuptimtë masa e Orës Policore për qytetarët, meqë “virusi nuk është karakter mitik, që zgjohet natën e fle ditën. Ka edhe një telashe tjetër sa i përket masave”.

Kurse, zv.ministri i Shëndetësisë në Maqedoni, Ilir Hasani, ka thënë se, kufizimi i lëvizjes mes Kosovës dhe Maqedonisë epidemiologjikisht nuk ka asnjë peshë për momentin.

Ai është shprehur se nuk po arrin të kuptoj veprimin e ministrit të Shëndetësisë, Rifat Latifi,

Ndërsa, kryetarja e komunës së Preshevës, Ardita Sinani, ka thënë se, vendimi i marrë nga Qeveria e Kosovës në lidhje me masat Anti-COVID, ka vështirësuar dukshëm lirinë e lëvizjes së qytetarëve të Komunës së Preshevës.

Kjo javë ka shënuar fluksin më të vogël të lëvizjeve në dy anët e kufirit. Kjo i faturohet masave të vendosura nga Qeveria e Kosovës për të pasur tri doza vaksinimi për këdo që hyn në territorin e Kosovës.

Zv.komandanti i pikës kufitare të Vermicës, Ismet Hodaj, konfirmoi gjatë ditës së djeshme reduktimin e ndjeshëm të lëvizjeve.

Masat e Qeverisë së Kosovës kundër përhapjes së Covid-19 kanë ndikuar më së shumti te lëvizjet dhe ekonomitë familjare të qytetarëve shqiptarë, të cilët punojnë dhe kryejnë vizita shëndetësore në qytetet e Kosovës.

/Burimi: Monitor.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu