Pavarësisht nëse është festë kombëtare, festival fetar, ose thjesht një minimum i mandatuar për ditët e pushimeve me pagesë, çdo vend ka rregulla të ndryshme, që vendosin pragun bazë të pushimit me pagesë për punonjësit.
Shqipëria renditet ndër vendet mesatare sa së bashku me Danimarkën, Qipron, Egjiptin, Mauritius, Afrikën e Jugut dhe disa vende në Afrikë, me gjithsej 34 ditë pushimi. Këtu përfshihen festat zyrtare dhe ditët e pushimit të paguara që marrin punonjësit nga kompania. Shqipëria ka 14 ditë festa publike zyrtare dhe 20 ditë pushime për punonjësit, të paguara me ligj.
Në krye të listës është Irani me gjithsej 53 ditë pushimesh, të ndara pothuajse në mënyrë të barabartë midis festave publike dhe pushimeve me pagesë.
Shqipëria, ndër vendet me më shumë festa zyrtare në Europë
Sipas hartës për festat publike, Shqipëria është ndër vendet që ka më shumë ditë zyrtare pushimi në Europë, me 14 ditë gjithsej. Rekordin e mbajnë Islanda (16) dhe Lituania e letonia me nga 15. Në rajon, Kosova dhe Serbia kanë nga 11 ditë festa zyrtare, Maqedonia e Veriut 12, Bosnjë Hercegovina 10 dhe Mali i Zi 8. Në Europë më pak festat zyrtare ka Greqia me vetëm 6 ditë në vit.
Cilat vende kanë ditët më të paguara të pushimit?
Shqipëria dhe Kosova renditen në vendet të cilat i rregullojnë dhe përcaktojnë ditët e pushimeve për punonjësit me ligj, me rreth 20 ditë pushimi të paguar vjetor, në të njëjtin nivel me vendet e Ballkanit, Belgjika, Bullgaria, Gjermania, Hungaria, Italia, Holanda, Zelanda e Re etj.
Cilat vende kanë më shumë pushime publike?
Vendet në mbarë botën festojnë festat zyrare për raste të ndryshme. Ata nderojnë ngjarje të rëndësishme kombëtare, kulturore dhe fetare.
Përsëri, numri i këtyre ditëve mund të ndryshojë në mbarë botën. Irani ofron numrin më të madh të festave publike me pagesë në botë me një total prej 27 ditësh në vit duke përfshirë Ditën e Republikës Islamike. Pasohet nga Bangladeshi (24), Azerbajxhani (21) dhe Kamboxhia (21).
Shqipëria renditet në mes me 14 ditë festa zyrtare, ndërsa Kosova ka 11 ditë.
Dhe jo çdo ditë festë është festë zyrtare. Për shembull, pavarësisht se ka një bollëk festash dhe ditësh me rëndësi kombëtare, India ka vetëm tre festa kombëtare të paguara: Ditën e Republikës, Ditën e Pavarësisë dhe ditëlindjen e Mahatma Gandhit. / Visual Capitalist-Monitora