Dora e hekurt e Drejtorisë së Policisë Vlorë/ Sekuestrohen në një operacion 260 kg kanabis, arrestohen 5 shtetas te huaj, shkatërrohet grupi kriminal

0
Gjigandi

Policia e Vlorës prej 3 muajsh ka bërë të mundur goditjen sistematike të fushës së narkotikëve dhe ka dërguar përpara drejtësisë persona që kryenin aktivitet të jashtëligjshëm. Hetimet disa mujore të kësaj drejtorie vendore, e cila mbulon të gjithë qarkun Vlorë, kanë bërë të mundur finalizimin e disa operacioneve. Ata janë ndihmuar edhe nga agjentët në terren.

Nuk na ndajnë shumë muaj nga sezoni turistik, dhe masat kanë filluar të merren që tani, duke rikonceptuar punën në terren dhe goditur fort paligjshmërinë.

Meritë për punën me rezultate të dukshme të kësaj drejtorie vendore ka i gjithë zinxhiri i komandimit, duke filluar nga Drejtori z.Ermal Muçaj, zëvëndës drejtori dhe shefat e rinj të komisariateve të të gjithë qarkut.

Ditën e sotme Policia e Vlorës bëri të mundur sekuestrimin e 260 kg kanabis, arrestimin e 4 shtetasve rumunë dhe shpalljen në kërkim të 5 shqiptarëve. Shtetasit rumunë maskoheshin si turistë dhe udhëtonin drejt Shqipërisë të ndarë në dy çifte me dy automjete “Camper”.

Gjatë kontrollit të automjeteve, në tentativë për të dalë nga territori shqiptar, blutë e Vlorës gjetën të fshehura në automjet, një sasi prej 260 kilogramësh lëndë narkotike.

RonaTyra

Gjithashtu vlen për tu përmendur edhe se më datë 10 të muajit shkurt Policia e Vlorës kreu një nga operacionet më të mëdha dhe më të mirëstrukturuar në disa zona. Vetë Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, Ermal Muçaj, bëri të ditur se në përfundim të megaoperacionit policor antidrogë të koduar “Indoors”, u arrestuan 6 persona dhe u shpallën në kërkim 2 të tjerë.

Blutë e Vlorës sekuestruan 11 kilogramë kanabis në formë boçeje, 534 bimë narkotike, 156 llamba, 123 reflektorë, 11 ventilatorë, 4 aspiratorë, 7 kondicionerë dhe sende të tjera që i shërbenin kësaj veprimtarie kriminale. Ata bënë të mundur edhe bllokimin e vilës e cila ishte përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike, me llamba.

Sakaq, përveç fushës së narkotikëve Policia e Vlorës ka zhvilluar një sërë operacionesh edhe për të goditur grupet kriminale. Në atë të datës 22 shkurt është arrestuar një person dhe janë shpallur në kërkim 4 të tjerë, pjesëtarë të një grupi kriminal me aktivitet në fushën e krimeve kundër personit. Operacioni u bazua edhe në inteligjencën informative.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu