Veliaj vijon takon Kryeministrin e Ontarios në Kanada: Komuniteti shqiptar urë lidhëse mes dy vendeve

0
Gjigandi

Në vijim të vizitës së tij në Kanada, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u takua edhe me kryeministrin e Ontarios, Doug Ford, me të cilin bisedoi për suksesin e komunitetit shqiptar atje.

Falenderoj kryeministrin për mikpritjen e komunitetit tonë këtu, një komunitet i cili sot është mbi 50 mijë banorë, të cilët e kanë nisur nga zero dhe janë rritur këtu, janë shkolluar këtu, kanë krijuar familjet e tyre dhe janë kthyer në histori suksesi. Sot ky komunitet është një urë e jashtëzakonshme për të bërë biznes, për të punuar në institucionet akademike, është një kompliment për punën tuaj, për ta mbajtur Ontarion dhe Toronton një hapësirë të hapur për emigrantë të rinj, që nesër bëhen ndoshta ambasadorët më të mirë të dy vendeve tona. Jam shumë mirënjohës, dhe mezi ju pres të vini një ditë në Tiranë, ku kryeministri ynë ka bërë ndryshime dhe reforma të jashtëzakonshme”, tha Veliaj.

Kryeministri i Ontarios, Doug Ford shprehu dëshirën për të forcuar më tej lidhjet mes Ontarios dhe Tiranës, për të ecur përpara. “Këtu kemi një komunitet të madh shqiptarësh, me njerëz punëtorë dhe inteligjentë, të cilët kontribuojnë çdo ditë në ekonomi. I dua shumë shqiptaret! Madje, vajza ime është martuar me një shqiptar. Pra, edhe unë jam pjesë e familjes tashmë. Çdokush nga Shqipëria mund të vijë të na vizitojë në Ontario. Jemi të hapur për marrëdhënie frytdhënëse për të ecur përpara”, tha ai.

 

 

RonaTyra

 

 

p.k\dita

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu