Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është rikthyer në Washington DC për të marrë pjesë në samitin vjetor të kryebashkiakëve të organizuar nga Bloomberg CityLab. Ky Samit është një mundësi për të diskutuar çështjet e inovacionit urban dhe për të ndarë eksperiencën e Tiranës si një qytet që ka qenë pjesë e programit të Alumni dhe ka marrë grantet e Bloomberg Cities për inovacionin urban.
“Është kënaqësi të rikthehem pas një kohe të shkurtër në Uashington DC, për samitin e mrekullueshëm vjetor të kryebashkiakëve në Bloomberg CityLab. Tirana është një alumni e grupit të parë të @BHcityleaders dhe përfitues i granteve të @BloombergCities për inovacionin urban”, thekson Veliaj.
Kjo pjesëmarrje është edhe një rast për të prezantuar sukseset dhe projektet e inovacionit urban në Tiranë përpara komunitetit ndërkombëtar të kryebashkiakëve.
p.c. / ABC24.AL