Nordikët shijojnë Durrësin, prenotimet deri në fund të nëntorit

0
Gjigandi

Ndonëse temperaturat kanë rënë me disa gradë, plazhet e Durrësit të japin përshtypjen se vera nuk ka mbaruar ende.

“Kini parasysh të ftohtin në Norvegji, këtu është parajsë tani. Është ngrohtë, ka diell, deti shumë i qetë, nuk ka aq shumë fluks, është koha perfekte për pushime,” – tha një grua.

Ata janë pushues kryesisht nga vendet nordike dhe Gjermania, që vijnë për herë të parë në Shqipëri.

“Kisha krijuar njëfarë pritshmërie për Shqipërinë, por kur erdha këtu i tejkaloi të gjitha ato. Vendi është shumë i bukur, njerëzit janë shumë të mirë, hotelet janë fantastike, ka shumë facilitete. Është e lehtë për gjermanët tani, është më lirë, ka më shumë paqe dhe qetësi, plazhi nuk është aq i mbushur me njerëz,” – u shpreh një djalë.

“Është hera ime e parë këtu. Më pëlqen shumë deti, qetësia, nga dhoma ime është një pamje fantastike, çmimet janë shumë mirë. Gjithçka është perfektë,” – tha një vajzë.

RonaTyra

Operatorët turistikë pohojnë se hotelet janë plot deri në fund të tetorit.

“Deri në datën 25 tetor nuk kemi asnjë dhomë të lirë. Jemi detyruar që klientët tanë t’i adresojmë në hotelet këtu afër, sepse kërkesa ka qenë shumë e lartë,” – tregoi operatori turistik, Blerim Norja.

 

“Nga viti në vit ka pasur një zgjatje të ditëve të sezonit, por ky vit e ka “tepruar”, pra ne kapim fundin e tetorit me hotelet plot me rezervime,” – shtoi ai.

 

Në këtë periudhë, akomodimi në një hotel me pesë yje përgjatë vijës bregdetare të Durrësit varion nga 40-50 euro për person me paketën mëngjes dhe darkë, ku përfshihen dhe pjesë të tjera të shërbimeve.

a.c./dita

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu