Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka dëshmuar sot në Komisionin Hetimor për Inceneratorët.
Ku i është përgjigjur pyetjeve dhe akuzave të deputetëve të Partisë Demokratike lidhur me dhënien e lejes për inceneratorin e Tiranës.
Seanca maratonë prej rreth 4 orësh vetëm me dëshminë e kryebashkiakut është shoqëruar me debate e tensione gjatë gjithë punimeve të saj.
Komisioni Hetimor vazhdoi më tej me dëshminë e sekretarit të përgjithshëm të Kryeministrisë Ëngjell Agaçi dhe Damian Gjiknurin, sekretar i Përgjithshëm i Partisë Socialiste.