Vdes në moshën 15-vjeçare aktorja Nikita Pearl, vuante nga tumori

0
Gjigandi

Mediet në Ugandë kanë raportuar se aktorja e re, Nikita pearl, ka vdekur në moshën 15-vjeçare. Ajo vuante nga tumori në tru.

Vajza ishte bërë e njohur me rolin që e kishte në filmin “Mbretëresha e Katwe-s”, i cili ishte i bazuar në një ngjarje të vërtetë, shkruan “BBC”, transmeton Gazeta ABC24 AL.

Aktorja ishte diagnostikuar me tumor në tru në vitin 2016. Drejtoresha e filmit ku kishte luajtur vajza i kishte mobilizuar shumë njerëz që të mblidhnin fonde për trajtimin e vajzës në Indi, sepse mjekët në Ugandë nuk i kishin mjetet e nevojshme.

Në vitin 2017, mjekët i kishin thënë se ajo është shëruar nga tumori, por vitin e kaluar u diagnostikua me një tumor tjetër, i cili doli të jetë fatal.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu