Në një ditë që do të shënohet e trishtë për artin, me keqardhje raportojmë vdekjen e një artisti tjetër.
Kjo, sepse Andy Fletcher, një nga anëtarët themelues të “Depeche Mode”, vdiq në moshën 60-vjeçare, i cili punoi si basist dhe vokalist mbështetës nga viti 1980 e deri më sot.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë grupi me anë të një komunikate, ku vetëm kanë dhënë informacione pa specifikuar më shumë detaje për vdekjen.
“Jemi të tronditur e të trishtuar me vdekjen e parakohshme të mikut tonë të dashur, anëtarit të familjes dhe shokut të grupit Andy ‘Fletch’ Fletcher. Fletch kishte kishte një zemër të artë dhe ishte aty gjithmonë sa herë që kishe nevojë për mbështetje, një bisedë, për të qeshura apo një birrë të ftohtë”, thuhet në njoftim.
“Zemrat tona janë me familjen e tij, dhe kërkojmë që t’i mbani ata në mendimet e juaja dhe të respektoni privatësinë e tyre në këtë kohë të vështirë”, vazhdon më tej deklarata.
Andy Fletcher (Foto: Arkiv)
Fletcher ndihmoi në formimin e “Depeche Mode” në fillim të viteve ’80 me Martin Gore dhe David Gahan – si dhe ish-anëtarët Alan Wilder dhe Vince Clarke – do të vazhdonin të bëheshin një nga grupet më ikonike dhe me ndikim të muzikës elektronike në histori, duke shitur më shumë se 100 milionë rekorde në mbarë botën.
“Violator” i tyre i vitit 1990 konsiderohet si një nga albumet më të mëdhenj të të gjitha kohërave dhe përmes dekadave muzikore “Depeche Mode” ndihmoi në formësimin e asaj që tani konsiderohet si muzika moderne, duke ndikuar në grupe dhe artistë të panumërt.
/abc24.al/