Vazhdojnë arrestimet në aferën korruptive të inçeneratorëve

0
Vazhdojnë arrestimet në aferën korruptive të inçeneratorëve
Gjigandi

A ka nisur çmontimi i pandëshkueshmërisë në nivele të larta në Shqipëri? Kjo pyetje shtrohet pas arrestimit nën akuzën për korrupsion dhe shpërdorim detyre të deputetit socialist Alqi Bllako.

Me arrestimin e deputetit të Partisë Socialiste, Alqi Bllako, numri i të arrestuarve në aferën korruptive të impianteve të menaxhimit të mbetjeve arriti këtë javë në 11 vetë, përfshirë edhe ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka, i cili u arrestua në mes të dhjetorit të vitit të kaluar edhe nën akuzën e pastrimit të parave.

Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK) e akuzon Bllakon se në lidhjen e kontratës për impiantin e menaxhimit të mbetjeve në Fier ka kryer falsifikim dokumentesh, ka marrë ryshfet dhe u ka shkaktuar financave publike një humbje prej 1,5 milion euro.

Dënime deri në 15 vite burg

Hetimet e SPAK për aferën korruptive të inçeneratorëve çuan në arrestimin në mes të kësaj jave (30.03) edhe të nëntë zyrtarëve publikë të akuzuar për korrupsion në dy inçeneratorët e tjerë, të ngritur njëri në Tiranë dhe tjetri në Elbasan.

RonaTyra

Sipas SPAK krahas arrestimeve janë sekuestruar pasuritë e kompanive që lidhen me impiantet e menaxhimit të mbetjeve në Elbasan, Fier dhe Tiranë si edhe 2 milionë euro pasuri personale të të arrestuarve.

Shqipëri: Vazhdojnë arrestimet në aferën korruptive të inçeneratorëve

Të 11 të arrestuarit e deritanishëm hedhin poshtë akuzën. Sipas Kodit Penal, nëse Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) vërteton akuzat e SPAK, të arrestuarit dënohen deri në 15 vite burg.

Deputeti socialist i sapoarrestuar Bllako ka qënë sekretar i përgjithshëm në Ministrinë e Mjedisit, kur ministër ishte Lefter Koka, që të dy nga Lëvizja Socialiste për Integrim, (LSI) kur ajo ishte në bashkëqeverisje me PS, në mandatin e parë qeverisës të kryeministrit Rama, 2013-2017.

A po çmontohet pandëshkueshmëria në nivele të larta?

Dënimi me burg për shpërdorim detyre, dy muaj më parë, i ish-ministrit të Brendshëm socialist, Saimir Tahiri, dënimi me burg i ish-Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla, arrestimi i ish-ministrit të mjedisit Koka dhe së fundi i deputetit socialist Bllako, përbëjnë rastet më të freskëta të ndëshkimit dhe të hetimit kundër korrupsionit në nivele të larta. Por ky proces po shoqërohet me kundërshti mes dy forcave kryesore politike: PS në pushtet dhe PD në opozitë.

Pas hetimeve në dy muajt e parë të këtij viti për aferën e inçeneratorëve një komision hetimor parlamentar i drejtuar nga PD-ja doli me konkluzione të kundërta.

Për socialistët lejet dhe ndërtimi i tri impianteve të menaxhimit të mbetjeve në Tiranë, Elbasan dhe Fier kanë qënë në përputhje me ligjin. Për opozitën qeveria Rama ka kryer pastrim parash përmes procedurave korruptive dhe u ka sjellë një dëm prej 430 milion euro financave publike duke e dhënë këtë shumë me procedura korruptive për ndërtimin e tre impianteve të sipër përmendura.

Sipas opozitës hetimet e këtij komisioni,

„zbuluan një grup të struktuar kriminal të skemës më të madhe mashtruese e korruptive të zbuluar ndonjëherë, me anë të të cilës qeveritarë të lartë socialistë vodhën fondet publike, duke shkelur ligjet përkatëse.”

Deputetët socialistë, anëtarë të këtij komisioni, në konkluzionet e tyre pohuan që

“opozita bëri propagandë kundër qeverisë, të pabazuar në prova e fakte”.

Kryeministri Rama në dëshminë e tij para komisionit hetimor parlamentar tha se qeveria ka financuar 55,3 milionë euro në ndërtimin e impianteve të menaxhimit të mbetjeve në Elbasan dhe Fierit dhe administrata dhe ministrat kanë zbatuar ligjet dhe rregulloret.

Për publikun përkundrejt përfshirjes së zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të lartë në afera korruptive përmes shpërdorimit të detyrës vazhdon të qëndrojë pandëshkueshmëria e tyre. Shpresat dhe pritshmëritë e qytetarëve për veprime energjike që të dëshmojnë çmontimin e pandëshkueshmërisë për zyrtarë dhe ish-zyrtarë të lartë janë tek strukturat e drejtësisë së re, SPAK dhe GJKKO.

Lufta kundër korrupsionit dhe pandëshkueshmërisë në nivel të lartë mbetet një kërkesë konstante e BE-së që Shqipëria të bëjë progres në procesin e integrimit evropian.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu