Van Basten sulmon UEFA-n: Mjaft me këngëtarë të rastësishëm, duam futboll të pastër

0
Van Basten sulmon UEFA-n: Mjaft me këngëtarë të rastësishëm, duam futboll të pastër
Gjigandi

Në prag të finales së Ligës së Kampionëve, UEFA u përpoq të krijonte një shfaqje që bashkon muzikën me argëtimin dhe sportin, por nuk pati sukses. Pjesëmarrja e Camila Cabello ngre ende pikëpyetje, me Van Basten kritik për UEFA-n dhe këngëtaren.

Fillimi i ndeshjes mes Real Madridit dhe Liverpool-it është vonuar me afro 40 minuta për shkak të konflikteve të krijuara në afërsi të stadiumit. Ndërsa qindra mbështetës të “Reds” u përpoqën të hynin në çdo mënyrë për të parë sfidën tërheqëse, në mes të fushës së “Stade de France”, kubano-amerikania këndonte e rrethuar nga kërcimtarë.

Gjatë fundjavës pati ankesa nga të gjitha shijet në rrjetet sociale, por pikëpyetjet u përhapën me kalimin e ditëve: “Ne duam të shikojmë futboll të pastër, por jemi të detyruar të shikojmë një shfaqje të një vajze të rastësishme që këndon me kërcimtarë shumëngjyrësh.

UEFA dhe FIFA përpiqen të fitojnë para edhe nga gjëra të tilla në një ndeshje futbolli. Mbajini larg nesh këto shfaqje, ne duam të shikojmë një ndeshje futbolli”, – tha Van Basten.

I linduri në Holandë konsiderohet si një nga sulmuesit më të mirë në histori, një figurë emblematike për Ajax-in dhe Milanin, si dhe fitues i “Euro 1988” me portokallinjtë. Kritikat e tij shërbejnë për t’i rivlerësuar ngjarjet më të mëdha në sportin më të njohur në botë.

RonaTyra

Kritikat kundër UEFA-s dhe artistes u ngritën për faktin se tifozët e futbollit duan ta ndajnë Champions League nga Super Bowl e NFL, ku njerëz pa shije për futbollin amerikan ndjekin lojën vetëm për të parë shfaqjen e pjesës së parë me personalitete me rëndësi të madhe botërore.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu