Komunat kanë adresuar kërkesa te komiteti i imunizimit sa i përket pushimit në fundjavë për vaksinim, ngase interesimi është tejet i ulët.
Vetëm të dielën në Prishtinë në katër pikat e imunizimit u administruan 23 doza të kësaj kure.
Se një gjë e tillë po shqyrtohet, u tha edhe nga Ministria e Shëndetësisë.
Derisa nga ky dikaster bëjnë me dije se janë disa grupmosha që prijnë me shkallë më të ulët të imunizimit, si ajo e moshës 12-18 vjeç dhe e atyre mbi 85 vjeç.
Ndërkaq, ata që i janë përgjigjur më së miri vaksinimit i përkasin moshës mbi 50 vjeç.
Gjatë 24 orëve të fundit janë administruar vetëm 310 doza të vaksinës anti-COVID.