Urologët bëjnë thirrje që të mos neglizhohet trajtimi për gurët në veshka

0
Urologët bëjnë thirrje që të mos neglizhohet trajtimi për gurët në veshka
Gjigandi

53-vjeçari, Hetem Ahmeti jetoi 12 vjet me gurët në veshkë.

Madje për largimin e tyre kishte përdorur shumëçka si kura natyrale, por që nuk kishte pasur sukses.

I njëjti ndjehet i penduar që e ka neglizhuar këtë telash shëndetësor, i cili është operuar rishtas në QKUK.

Kirurugu dhe urologu, Ajet Xhafa, shpjegoi se këto metoda nuk duhet praktikuar, ngase vonesa në trajtim pason me dëmtime të rënda të organit të veshkës.

I njëjti tregon se ky problem shëndetësor nuk është edhe aq i theksuar në Kosovë sa mendohet. Kjo për shkakun se Kosova nuk është vend i ngrohët.

RonaTyra

Xhafa apelon se qytetarët duhet së paku një herë në vit të bëjnë kontrolle dhe analiza bazike për veshkat, të pinë rreth dy litra ujë në ditë dhe të mos përdorin ilaçe pa konsulta me mjekun.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu