‘Urime Dukë, vetëm ti e ke mundur Ramën!’

0
‘Urime Dukë, vetëm ti e ke mundur Ramën!’
Gjigandi

Kreu i FSHF-së, Armand Duka ka qenë i ftuar në një emision televiziv, për të folur për finalen e Ligës së Konferencës që u zhvilluar ë 25 maj.

Në emision u diskutua edhe përplasja e fortë mes Erion Veliajt dhe Dukës.

Arjan Çani e pyeti presidentin e Federatës a ka marrë masat për luftën që mund të vijojë pas finales.

Pjesë nga biseda:

Arjan Çani: E para, dua të të uroj sepse në raste të tilla, njeriu duhet ta urojë tjetrin. Duka ka lobuar shumë që ky event të bëhet në Shqipëri. Mendoj te forca e Dukës. Nuk është gjë e vogël. Janë veti të Dukës që duhet t’ia njohim. Sigurisht që e mirëkuptoj ambicien e çdo pushteti për ta gllabëruar Federatën.

RonaTyra

A është duke vazhduar Duka, sepse vetëm Dukën nuk e ka mundur dot Edi Rama këto 9 vite? Mendoj se Duka di të luajë aq mirë në fushën e vet, pra lobimi i Dukës në UEFA qënka më i fortë. Zoti Duka, a po loboni dhe a mendon se beteja e vërtet për Federatën është pas eventit?
Nuk besoj se Rama nëpërmjet njeriut të tij në Bashki që e përdor për punë të pista politike. Duka a i ka marrë masat apo jo?

Armand Duka: Nuk kam marrë asnjë mase, as sot dhe as në të shkuarën, Kam bërë punën time. Nuk ka mënyrë ligjore si mund të marrësh një institucion. Çudira ndodhin. Kam parë me gjykatën e Tiranës, të luash shah, të bësh tre vendime brenda ditës. Po të shkosh për një gjykim nuk e merr për tre vjet. Nëse ka gjëra që nuk parashikohen, mund të dalin edhe nesër me kallash të më vrasin, unë nuk shëtis me antiplumb, duke besuar se nuk do të më vrasin me kallash.

Arjan Çani: UEFA nuk u tërhoq. Po të mos ishte Ceferin që bëri shantazhin për ndeshjen. Duka, ti lëmë krahasimet me jelek antiplumb.

Armand Duka: Nuk kam çfarë të përgatitet. Nga pikëpamja institucionale, zgjedhjet kanë mbaruar.

Arjan Çani: Do të të mbrojë akoma Ceferini?

Armand Duka: Ceferin apo kushdo të jetë President i UEFA, e them pa diplomaci, do të bëjë të njëjten gjë me çdo president të çdo federate. Ëhtë organizatë me 55 shoqata. Respekton parimin e pavarësisë dhe nuk mund të veproje sipas politikave të vendeve të ndryshme. Anëtarë të UEFA janë edhe vende jo demokratike, apo me pak demokraci, UEFA ka parimet e veta. Mënyra se si largohet një drejtues, është nëpërmjet Asamblesë.

Ylli Rakipi: Ka edhe precedent të tjerë. Përshembull me Spanjën dhe Kroacinë, përpjekjet ishin të shtetit dhe me këto mënyra i larguan. Te futbolli është krijuar një koracë e mirë për tu mbrojtur nga të gjithë institucionet. Ka edhe precedentë të tjerë zoti Duka.

Armand Duka: Në çdo rast largohen me zgjedhje. Nëse ke probleme të tjera, është tjetër gjë. Mënyra si përdoret në vende me demokraci të brishtë, është përdorimi i gjykatës. Nëpërmjet gjykatës së Tiranës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu