Urdhëroi ekzekutimin e shqiptarit Selavdi Shelaj në Itali, bie në pranga porositësi (Emri)

0
112
Gjigandi

Personi i dyshuar se ka porositur ekzekutimin e shqiptarit Selavdi Shelaj në 20 shtator të vitit 2020 është arrestuar në Itali.

Sipas mediave italiane, bëhet fjalë për shtetasin Giuseppse Molisso. Ky i fundit akuzohet gjithashtu edhe për vrasjen e dy vëllezërve Costantino, ngjarje që tronditi zonën e Alessandrinos në 13 korrik 2021.

Ekzekutimi i shqiptarit ndodhi në breg të detit në zonën e Torvajanicës në shtator të 2020-ës.

Sipas hetuesve, vrasja e Shelajt, i njohur si Simone është bërë për hakmarrje pas pritës së 14 nëntorit tre vjet më parë ndaj Leandro Bennato, subjekt që besohet se është i afërt me Molisso.

Me kërkesë të prokurorëve të DDA-së, ushtria ka njoftuar një urdhër paraburgimi për Giuseppe Molisso. Bëhet me dije se autori është 40 vjeç dhe me origjinë napolitane, ndërsa rezulton tashmë i ndaluar për një çështje tjetër kriminale.

Urdhër arresti është lëshuar edhe për Guido Cianfroça, i dyshuar serioz për gjetjen e armës së vrasjes.

Ngjarja e përgjakshme ka ndodhur pranë një kioske, ndërsa autorët që kryen atentatin u arrestuan më 17 dhjetor të vitit të kaluar.’

Ata janë Enrico Bennato dhe argjentinasi Raul Esteban Calderon. Mbi këtë të fundit tashmë rëndojnë edhe akuzat për vrasjen e ultrasit të Lazios, Fabrizio Piscitello.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu