Ulet nota mesatare për disa degë në universitete

0
Ulet nota mesatare për disa degë në universitete
Gjigandi

Këshilli i Ministrave miratoi vendimin për uljen e notës mesatare për pranimin e studentëve në disa degë. Sipas vendimit të qeverisë, nga 7.5 nota mesatare e pranimit në universitet ulet në 6.5.

Ky ndryshimi i notës mesatare përshin vetëm  maturantët që nuk duan të bëhen mësues. Për ketë të fundit nota mesatare nuk ndryshon.

Maturantët që përfundojnë arsimin e mesëm minimalisht me notë mesatare 6.5, do të mund të aplikojnë për programe studimi të gjuhëve të huaja, si dhe për disa programe të tjera që kanë synim profesione të ndryshme, përveç mësuesisë.

Maturantët  që do të aplikojnë në këto programe studime do të pajisen nga Qendra e Shërbimeve Arsimore me numër të veçantë matrikullimi, i cili nuk lejon ndjekjen më pas të programeve të ciklit të dytë Master në fushën e mësuesisë.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu