Ukraina kërcënoi këtë të enjte se do të bojkotojë Lojërat Olimpike Verore 2024 që do të zhvillohen në Paris nëse atletët rusë dhe bjellorusë do të lejohen të marrin pjesë në këtë event.
“Pozicioni ynë mbetet i pandryshuar. Për sa kohë që lufta vazhdon në Ukrainë, atletët rusë dhe bjellorusë nuk duhet të marrin pjesë në garat ndërkombëtare.
Nëse nuk dëgjohemi, nuk e përjashtoj mundësinë e bojkotimit dhe refuzimit të pjesëmarrjes në Lojërat Olimpike”, theksoi përmes Facebook-ut ministri ukrainas i sportit, Vadym Goutzeit.
Të mërkurën, Komiteti Olimpik Ndërkombëtar pranoi një riintegrim të atletëve nga këto dy kombe në sportin botëror, duke mbajtur sanksione ndaj strukturave politike dhe sportive.