ZVICER – UEFA ka modifikuar të mërkurën çmimin e biletave për finalen e Champions League. UEFA hoqi dorë nga shpërndarjen e 10.000 biletave falas për mbështetësit e ekipeve finaliste të Ligës së Kampionëve, siç u njoftua në shkurt, duke zgjedhur përfundimisht një ulje çmimi për kategoritë më të ulëta.
“Me kërkesë të gjysmëfinalistëve”,- organizmi europian modifikoi premtimin e tij fillestar, me qëllim që të “shpërblejë” tifozët për “mbështetjen e tyre gjatë krizës së Covid-19”, me 30.000 ftesa për finalet e C1, C3, C4 dhe C1 femër këtë sezon.
Nëse asgjë nuk ndryshon për finalet e kompeticioneve të tjera europiane, me 20.000 bileta falas, UEFA më në fund ka rialokuar buxhetin e dedikuar për ftesat për Champions League dhe do të japi bileta me çmime të lira për më shumë se 30.000 tifozë.
“Për çdo skuadër, 15.600 tifozë do të përfitojnë nga biletat e kategorisë katërt me 60 euro në vend të 70 dhe biletat e kategorisë tretë me 150 euro në vend të 180”, – ofertë që ka të bëjë me “të gjitha biletat” e kategorive më të ulëta të ndara për dy klubet, shkruan UEFA në një deklaratë për shtyp.
Prandaj, klubet finaliste nuk do të duhet të përcaktojnë më “mbështetësit e tyre më besnikë”, si në planin fillestar, duke i ftuar ata më 28 maj në “Stade de France”, i cili zëvendësoi stadiumin “Krestovski” në Shën Petersburg (Rusi) për shkak të luftës ndaj Ukrainës.
Për finalen e Europa League në Seville (Spanjë) do të ofrohen 8.000 bileta kundrejt 6.000, po kaq për Conferenca League në Tiranë (Shqipëri), si dhe për Champions League e femrave në Torino.