Gazetari Dritan Hila tha në një emision televiziv se ka dyshime që truproja i Samir Manes u vra nga Ervis Martinaj gjatë një atentati.
Në emisionin “Top Story”, ai tha se krimi i rëndë është mbajtur fshehur nga autoritetet e rendit.
Ngjarja që i referohet ka ndodhur në vitin 2018. Sipas policisë, badigardi i Samir Manes humbi jetën si pasojë e një aksidenti automobilistik.
Por Hila tha se ka qenë një atentat ndaj Samir Manes dhe sipas tij, Martinaj ka qenë i përfshirë.
Po ashtu, ai u shpreh se vrasja është raportuar më pas nga disa media, por raportimet janë zhdukur pas ndërhyrjeve.
i.b. / dita