U tha se nipi u dënua me 10 milion dollar për pastrim parash, reagon avokati i Bllakos: Ish- deputeti nuk ka asnjë lidhje gjaku me Gio Bashën

0
Gjigandi

Pas disa lajmeve të publikuara në rrjet, se një shqiptar i quajtur Gio Basha është dënuar me 10 milion dollarë gjobë, media shkruajën se i dënuari është nipi i ish-deputetit të PS Alqi Bllako.

Por diçka të tillë e ka hedhur poshtë avokati i Bllakos, Sokol Hazizaj. Përmes një statusi në rrjetet sociale Hazizaj shkruan se klienti i tij nuk ka asnjë lidhje me personin që u përmend në media. Gjithashtu ai shkruan se e vërteta nuk mund të mbulohet me sajesa të tilla sa të shëmtuara, aq edhe qesharake.

Reagimi i Sokol Hazizajt:

Përgënjeshtrim

Lajmet e sotme që lidhin klientin tim Alqi Bllako me një shtetas të quajtur Gio Basha janë të pavërteta. Zoti Alqi Bllako nuk ka asnjë lidhje gjaku apo njohje me këtë person. Në vitin 2011 Alqi Bllako ishte student në master, duke u diplomuar me një tjetër medalje të artë për rezultate të shkëlqyera.

RonaTyra

E vërteta nuk mund të mbulohet me sajesa të tilla sa të shëmtuara, aq edhe qesharake. Shpreh keqardhje të thellë që mediat, të cilat kanë publikuar lajmin e sajuar nga asgjëja, bëhen pjesë e skemës kundër klientit tim, duke mos respektuar asnjë standard minimal për verifikimin e vërtetësisë së lajmit.

Si përfaqësues ligjor i zotit Bllako, ju informoj se nga hulumtimet tona media burim është një media e huaj, dhe po konsiderojmë të lidhemi me studiot e huaja avokatore, për të ndjekur hapat e duhur, jo vetëm për përgënjeshtrimin e lajmit, por edhe procedurat e mëtejshme ligjore.

Me respekt,

Sokol Hazizaj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu