U takua me senatorin italian, Veliaj: Bekim i madh për derën që na ka hapur! Mundësi të reja bashkëpunimi mes dy vendeve

0
Gjigandi

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj është takuar këtë të hënë me senatorin italian Luciano D’Alfonso.

Përmes një video-live, Veliaj e ka konsideruar këtë takim si një mundësi e re për bashkëpunim mes dy vendeve. Sakaq shtoi se Luciano për Shqipërinë ka qenë një vëlla dhe një mbështetës i madh.

“Sot presim një mik, një vëlla pasi është një shtetas shqiptar dhe me një status të jashtëzakonshëm.  Faleminderit që je pranë nevojave për kauza të përbashkëta, unë besoj që miq të tillë bëjnë më tepër punë se të gjitha institucionet. Është bekim i madh për derën që na ke hapur. Mezi pres që t’i forcojmë bashkëpunimin, dhe t’ju falënderoj publikisht për ndihmën e jashtëzakonshme”, tha ndër të tjera ai.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu