Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj është takuar këtë të martë me Raportuesen për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Isabel Santos.
Nëpërmjet një video-live, Veliaj tha se këto ekipe europarlamëntarë promovojnë dita ditë hyrjen e Shqipërisë në BE.
“Më vjen mirë që miq të rinj dhe të vjetër promovojnë hyrjen e Shqipërisë në BE. Detyra jonë është të përmbushim të gjitha detyrimet dhe të krijojmë një copë Europe këtu. Unë besoj që dakortësinë ekonomike, kulturore e kemi me qytetet e Bashkimit Evropian”, tha ndër të tjera ai.