Pasi u rizgjodh Kryetar i Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushi ka folur për mediat.
Gjinushi foli për procesin me dyer të mbyllura duke thënë se procesi ishte tërësisht demokratik. Ai gjithashtu foli edhe për faktin se ishte i vetmi kandidat, duke thënë se të gjithë akademikët kanë qenë të ftuar për të kandiduar.
“Të gjithë Akademikët kanë qenë të ftuar dhe jo vetëm se ligji ta jep të drejtën. Në një shoqëri demokratike, lejohet kandidimi i lirë, kur pengohet është problem”.
I pyetur se si ndjehet që është votuar nga 51 akademikë pro ndërkohë që ishte i vetëm në garë, ai tha se “ato dinë të vlerësojnë se kush do të jetë ekipi drejtues dhe cila alternativë duhet mbështetur. Kur merr shume vota në mandat të dytë i bie që ke punuar shumë mirë. Garë është se votohet po-jo. Vazhdoni i bini një kambanë. Dinë se ç’bëjnë 53 akademikë. Mos bëni sikur jeni më të mençur se akademikët”.