U pezullua nga koronavirusi, rinis restaurimi i Notre Dame!

0
Gjigandi

Më shumë se një vit pas zjarrit që shkrumboi pjesën e sipërme të katedrales së stolisur Notre-Dame të Parisit mbrëmjen e 15 Prillit 2019, punëtorët kanë filluar të heqin skelat e dëmtuara në atë që është cilësuar si një “fazë jashtëzakonisht e rrezikshme” e restaurimit

Ceremonia përkujtimore e një vjetorit u anulua pasi Franca ishte duke luftuar me pandeminë COVID-19, ashtu si dhe pjesa tjetër e botës. Karantina e vendosur atje për të frenuar përhapjen e sëmundjes, detyroi gjithashtu  një pezullim të plotë të punës restauruese në Notre Dame. Në 27 prill, punëtorët nisën disa punime qëllimi I të cilave ishte të mbrohej personeli nga infeksioni i rrugëve të frymëmarrjes.
Duke filluar nga 8 qershori, punëtorët e zbritur nga litarë po ulen në pjesët e padëmtuara të katedrales për të hequr gradualisht skelat, të cilat peshojnë mbi 200 tonë.
“Për sa kohë që skelat janë atje, ekziston një rrezik i madh për ndërtesën,” paralajmëroi arkitekti Rémi Fromont, kreu i monumenteve historike ne vend. “Nëse ato shemben, dëmet në katedrale do të jenë të konsiderueshme”, shtoi ai.
Notre Dame është mbajtur mirë deri tani, pavarësisht zjarrit shkatërrues dhe shembjes se kupolës saj të drunjtë.

Burimi: top-channel.tv

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu