U padit për parcelat e kanabisit, reagon Shefi i Komisariatit në Vaun e Dejës: FNSH s’ka zbuluar asgjë

0
Gjigandi

Shefi i Komisariatit të Policisë së Vaut të Dejës, Bardhyl Saliu ka reaguar pas akuzave që janë ngritur ndaj tij, nga sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë Vau Dejës, Mark Zhuri për lejimin e mbjelljes së kanabisit në zonë dhe kërcënimin me jetë të këtij të fundit. Ai u shpreh për mediat se pretendimet nuk qëndrojnë pasi kanë ardhur disa kontrolle nga Tirana e se punën e tij e bën me integritet duke dhënë vetë kontributin e tij profesional prej 37 vitesh.

Reagimi i Bardhyl Saliut:

Unë zotit Zhuri i kam bërë kallëzim në prokurori që më 9 shtator të këtij viti. Ato që ai shkruan dhe akuzon nuk qëndrojnë. Për këto pretendime ka pasur  grupe që kanë ardhur dhe kanë kontrolluar territorin nga Tirana jo vetëm njëherë por disa herë. Unë nuk kam ndërmend të merrem me akuza e kundërpërgjigje të tilla, kam 37 vite në Policinë e Shtetit dhe jam në këto detyra me integritet pa ndihmën e askujt, por duke dhënë kontributin tim profesional.’- tha Saliu.

Sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë Vau Dejës, Mark Zhuri ka paditur ditën e sotme shefin e komisariatit të Policisë, Bardhyl Saliu si personin që ka mbrojtur parcelat me kanabis në zonën e Temalit dhe është paguar nga trafikantët. Katër ditë më parë, ai e denoncoi në Facebook Saliun për parcelat. Sot, Zhuri është paraqitur në Prokurori dhe ka dorëzuar një padi për Saliun, duke pretenduar se ai ka mbrojtur parcelat e drogës në Temal dhe ka marrë para nga trafikantët.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu