U mbytën teksa ishin duke u larë në liqen, nxirren trupat e pajetë të dy të miturve

0
U mbytën teksa ishin duke u larë në liqen, nxirren trupat e pajetë të dy të miturve
Gjigandi

Janë nxjerrë trupat e pajetë të dy fëmijëve të cilët u mbytën në liqenin e Prushit në afërsi të Vaqarrit, në Tiranë.

Dy fëmijët të cilët dyshohet të jenë të moshës 11 dhe 13-vjeçare, ishin duke u larë në liqen me një grup shokësh.

4 prej tyre kanë mundur të dalin nga ujërat e liqenit artificial, ndërkohë që dy prej tyre u shpallën fillimisht të zhdukur.

Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë nisur kërkimet.

Ekipet e polumbarëve të RENEA-s kanë për të bërë të mundur gjetjen e trupave të dy viktimave të kësaj ngjarjeje të rëndë.

RonaTyra

Grupi hetimor  dhe policia ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu