U konfliktuan për pronat/ Arrestohet 29-vjeçari në Malësi të Madhe, kërcënoi me armë xhaxhain

0
22
Gjigandi

Një 29-vjecar është arrestuar në Malësi të Madhe, pasi ka kërcënuar me armë xhaxhain e tij.

Shtetasi me iniciale Samet Kuka akuzohet për veprat penale “Kanosja” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe e municionit”.

Mësohet se i riu është  konfliktuar për motive pronësie, me xhaxhain e tij, shtetasin me iniciale Sh. K., 64 vjeç, ku dhe ka qëlluar në ajër me armë zjarri automatik.

Njoftimi i Policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Prevention”.

Parandalohet përshkallëzimi i mëtejshëm i një konflikti me armë zjarri. Qëlloi me armë zjarri në ajër, pas një konflikti për motive pronësie me xhaxhain e tij, vihet në pranga 29-vjeçari. Sekuestrohet arma e zjarrit automatik.

Nga strukturat e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, pas marrjes së njoftimit për kanosje me armë zjarri për motive pronësie, është organizuar dhe finalizuar operacioni policor i koduar “Prevention”, për parandalimin e përshkallëzimit të këtij konflikti.

Si rezultat i këtij operacioni është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit S. K., 29 vjeç, banues në fshatin Gruemirë-Çezme, Malësi e Madhe.

Ky shtetas, pasi është konfliktuar për motive pronësie, me xhaxhain e tij, shtetasin Sh. K., 64 vjeç, e ka kanosur atë duke qëlluar në ajër me armë zjarri automatik. Falë veprimeve të shpejta, shërbimet e Policisë kanë kapur dhe arrestuar në flagrancë 29-vjeçarin, duke parandaluar kështu përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit.

Gjatë kontrollit të zonës, në vendin e quajtur “Grop Kuqe Bracaj” të fshatit Gruemirë-Çezme, Malësi e Madhe, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit me të cilën dyshohet se ka qëlluar në ajër shtetasi S. K. Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale “Kanosja” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe e municionit”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu