Një sherr është raportuar këtë të diel në Sarandë. Sipas policisë 37-vjeçari E.M., është paraqitur në spital për ndihmë mjekësore. Dyshohet se 37-vjeçari është konfliktuar fizikisht për motive të dobëta me shtetasin G.Z., në Ksamil.
Sakaq Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes si dhe për shoqërimin e shtetasit G. Z, të përfshirë në këtë konflikt.
Njoftimi: Sot, në spitalin e Sarandës, është paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasi E. M., 37 vjeç, i cili dyshohet se është konfliktuar fizikisht, për motive të dobëta, me shtetasin G. Z, në Ksamil. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes si dhe për shoqërimin e shtetasit G. Z, të përfshirë në këtë konflikt.