U kap me armë pa leje/ Arrestohet 64-vjeçari në Krujë

0
Gjigandi

Goditet një tjetër rast i mbajtjes pa leje të armëve të zjarrit. Sekuestrohen një armë zjarri automatik PMSH dhe një sasi fishekësh.

Falë inteligjencës informative, kapet në flagrancë dhe arrestohet 64-vjeçari që posedonte armën dhe municionin.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në vijim të punës operacionale të mbështetur nga inteligjenca informative, me fokus evidentimin dhe goditjen e mbajtjes pa leje të armëve të zjarrit, kanë konstatuar një tjetër rast të kësaj veprimtarie kriminale, për të cilin u kap në flagrancë dhe u arrestua shtetasi:

-B. I., 64 vjeç, banues në Krujë.

Shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri automatik PMSH dhe dhjetëra fishekë luftarak, që mbaheshin pa leje nga shtetasi i arrestuar B. I.

RonaTyra

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu