E ftuar në emisioni “Me zemër të hapur” ka qenë nusen e 20-vjeçare e cila u kap mat në dhomën e gjumit nga vjehrri dhe vjehrra e saj. Historia në fjalë ndodhi në Librazhd.
E reja pohoi se me djalin e cila u kap, ka rreth muaj e gjysëmm e lidhur. Si dhe nuk i kishte treguar se ka qenë e martuar.
“Jam 20-vjeç, kur u martova kam qenë 17. Ma mbushën mendjen por nuk e dija çfarë do ndodhte më pas. Personat që ma mbushën mendjen kanë qenë prezent kur është realizuar video. Kisha nevojë për mbështejt, burri jeton prej 2 vitesh në Gjermani. Burri im është 30-vjeç, më ka thënë se nuk ka qenë as I fejuar as i martuar më parë. Vetëm një muaj kemi ndenjtur bashkë, vetëm dilte në lokale. Më trajtonin si shërbëtore. Më fejuan thjesht që të bëj punët, qëndrojmë në një pallat. Jetonim të ndarë por të gjitha punët i bëja tek shtëpia e vjehrë.
Konsumova ushqim rreth orës 9 dhe më pas u shtriva për të fjetur gjumë. Në orën 10 pashë që kishte një person pranë meje. Me djalin kisha 1 muaj e gjysëm e lidhur, dhe ai nuk e dinte që isha e martuar”, tha ajo.