Një nga fëmijët që mori sot nga qeveria shqiptare “në përkujdesje të Republikës” është edhe djali 5-vjeçar i Arjan Salës, i cili u shpall Dëshmor i Atdheut pas gjestit të tij dhe vetësakrificës për të shpëtuar nga flakët kolegët e tij në punë.
Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij e veçoi historinë e Arjan Salës dhe deklaroi se gjatë vizitës në familjen e të ndjerit ka ndier se mbështetja e qeverisë për familjet e heronjve dhe dëshmorëve duhej rishikuar dhe përmirësuar.
“D
uhet ta rrëfej sot që ideja për ta ndërmarrë këtë nismë dhe për të ndërmarrë një hap ligjor që mbështetja për fëmijët e heronjve e dëshmorëve të jetë e plotë njësoj sikur prindi të jetë aty, jo nga ato shumat që jepeshin më parë që ishin shumë më të vogla se sa paga e prindit, por me pagën e plotë të prindit së paku më ka lindur kur kam vizituar atë ditë familjen e Arjan Salës. Arjanin besoj e kujtojnë të gjithë banorët e kryeqytetit në radhë të parë për faktin se dha jetën për të shpëtuar kushedi se sa të tjerë, duke qëndruar mes flakëve për të nxjerrë prej aty kolegë, sapo kam dalë prej aty kam kontaktuar menjëherë Ogertën e të tjerët e kemi nisur punën për të ngritur në mënyrë shumë domethënëse nivelin e mbështetjes financiare e për ta zgjeruar paketën e trajtimit nga shteti të këtyre fëmijëve.
E them këtë për të sjellë shembullin konkret se si duke qenë në këtë detyrë, ne mësojmë përditë. Askush nuk i di të gjitha e aq më pak i di të gjitha qeveria apo kryeministri apo ministrat, e rreziku më i madh që i kanoset cdokujt në fakt por sidomos një qeverie është që të jetojë me bindjen se i di të gjitha.
Janë dhe ngjarjet, shembujt, nxitjet që vijnë nga kontakti intensiv me shoqërinë, ë e pasurojnë dhe e çojnë përpara programin e një qeverie. Ndaj e quajta amanet të heshtur këtë që sot ne përmbushim, një amanet të dëgjuar pa na u thënë nga të gjithë këta prindër që sot nuk jetojnë më, të thënë pa fjalë nga Arjan Sala në shtëpinë e tij kur ai mungonte dhe ishte e pranishme nusja e re dhe i ati.
Sot i japim Aronit djalit 5 vjeçar të Arjan Sala mbështetje për 20 vitet e ardhshme me mirënjohje të madhe jo vetëm për gjestin e të atit por dhe nxitjen që i ati u bë që ne të jemi këtu sot”, tha Rama.
“Falënderojmë kryeministrin, faleminderit që na janë gjendur pranë gjithmonë
“, u shpreh babai i Arjan Salës, ndërsa vëllai i tij u pa i prekur e me lot në sy teksa kryeministri fliste.
Po ashtu edhe tre vajzat e mitura të Florian Delia, dëshmorit të atdheut, pilotit të FA, iu dha statusi “ne kujdesje te Republikes”.
“Si shprehje e vetëdijes sonë se na takon ne sot, u takon të tjerëve pas nesh që në emër të qeverisë, e të shtetit të përmbushin amanetin e heshtur të Florianit për të mos i lënë vetëm fëmijët e tij”,
tha Rama.
Po ashtu, Klajdi, djali i mjekut të Urgjencës së Korçës, Kujtim Shabani qe humbi jeten nga Covid-19, mori statusin “ne kujdesje te Republikes.
“
Pa mundur t’ja dalë të mbijetojë kur u prek vetë nga ky virus në moshën shumë të re 49-vjeçare. Doktor Kujtim Shabani ishte dhe aktivist i njohur e i respektuar në qytet i komunitetit rom, model i admirueshëm i mjekut të përkushtuar”
, tha Rama.