U dhunua barbarisht dhe përfundoi në koma, 22-vjeçarja dërgohet në Kenia

0
Gjigandi

Vajza nga Kenia Joy Aoko është larguar nga Shqipëria ditën e sotme drejt vendit të saj, Kenia.

Aoko la spitalin e Traumës për t’u larguar drejt Kenias, ku do të vijojë mjekimin në spitalin Kenyatta.

Avioni që mbante vajzën nga Kenia dhe nënën e saj si dhe ekipin e saj mjekësor u largua nga Shqipëria këtë të mërkurën dhe ka zbritur në aeroportin Wilson.

Që prej 14 gushtit të vitit 2022 vajza nga Kenia ndodhej e shtruar në spital pasi u dhunua brutalisht dhe u hodh nga kati i dytë i banesës ku jetonte në rrugën “Pandeli Evangjeli” në kryeqytet.

Që prej 14 gushtit vajza nga Kenia është në gjendje kritike dhe ka nevojë për kujdes të specializuar neurologjik, i cili nuk ishte i disponueshëm në Shqipëri.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu