U bë prind 102 herë, babai heq dorë: Nuk do të bëj më fëmijë

0
Gjigandi

Një fermer nga Uganda , i cili ka 102 fëmijë dhe 568 nipër e mbesa nga 12 gra, ka vendosur të ndalojë shtimin e pjesëtarëve të familjes së tij.

67-vjeçari Moussa Hasahia u ka kërkuar tani grave të tij që të përdorin kontracepsion pasi nuk mund të përballojë më shpenzimet.

“Të ardhurat e mia po bëhen gjithnjë e më të vogla me kalimin e viteve për shkak të rritjes së kostos së jetesës dhe familja ime po bëhet më e madhe. Po martohesha me gra të ndryshme njëra pas tjetrës. Si mund të jetë i kënaqur një mashkull vetëm me një grua”, tha ai sipas The Sun.

Hasahia dhe familja e tij jetojnë në Lusaka, Ugandë, ku poligamia është e ligjshme. Ai tha se të gjitha gratë e tij jetojnë në të njëjtën shtëpi, kështu që ai mund t’i “shikojë” ato, duke i ndaluar ato të kenë marrëdhënie me burra të tjerë.

RonaTyra

Gruaja e tij më e reja, Zulaika, nënë e 11 fëmijëve, tha: “Nuk do të kem më fëmijë. Jemi në një situatë të keqe financiare dhe tani po marr pilula kontraceptive”.

Rreth një e treta e fëmijëve të Hasahisë, janë ndërmjet moshës 6 dhe 51 vjeç, jetojnë me të në fermën e tij. Fëmija i tij i madh është 21 vjet më i madh se gruaja e tij më e vogël.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu