Nëse firmos për sauditët e Al Nasr do ketë një përballje gjigandësh! Cristiano Ronaldo do të luajë kundër Leo Messit në janar

0
Gjigandi

ARABIA SAUDITE – Dueli Cristiano-Messi do të ringjallet në janar nëse portugezi nënshkruan përfundimisht për Al Nasr, pasi klubi nga Arabia Saudite tashmë ka një miqësore të “mbyllur” kundër rivalëve Paris Saint-Germain.

Pasi u largua nga Manchester United dhe nuk kishte asnjë ofertë tjetër, Cristiano Ronaldo duket gjithnjë e më afër një transferimi të lirë te Al Nasr të Arabisë Saudite. Diçka që nëse ndodh, në fund do të na japë një ndeshje shumë të madhe, qoftë edhe pse miqësore.

Dhe kjo, pasi Al Nasr, ka bërë të ditur tashmë se më 19 janar, në kuadër të “Riyadh Season Cup”, do të përballet me Paris Saint-Germain në një ndeshje miqësore, duke ndërtuar një formacion të përbashkët me Al Hilal.

Nëse flirti i Cristianos me sauditët do të ketë sukses, do të dhurojë ndoshta edhe duelin e fundit Ronaldo-Messi.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu