ANGLI- Legjendari Tyson Fury ka mbrojtur titullin kampion në kategorinë WBC të peshave të rënda, duke mposhtur Dillian Whyte para 94,000 tifozëve që kishin mbushur shkallët e Wembley-t në Londër.
Gjithçka ndodhi në raundin e 6 kur ëhyte nisi të marrë pak terren, por Fury më vonë riktheu çdo gjë në favorin e tij, duke dhënë disa goditje. Fundi i raundit ishte ‘tragjik’ për ëhyte, i cili përfundoi me nokaut në tokë pas një ‘uppercut’ të Gipsy King.Me këtë fitore, Fury përmirëson rekordin e tij dhe shkon në serinë e 33 ndeshjeve pa humbje, ku ka 32 suksese dhe një barazim.