Dikur ishte një nga emrat më të pëlqyer të tregut muzikor shqiptar.
Berkan Beka, interpretues i hiteve të dikurshme “Maratona” dhe “Një kujtim”, ka vendosur që së fundmi t’i rikthehet muzikës më intensivisht.
Kjo pasi ai së fundmi ka publikuar këngën e tij më të re me titull “Ty”, e cila është pritur mirë nga publiku.
Në një intervistë të fundit për “Prive”, këngëtari shkupjan ka treguar planet e tij për rikthim në muzikë.
Ai sikur ka qenë mashkulli i ëndrrave për shumë prej vajzave që pëlqenin klipet e tij, tani është vet baba i një vajze dhe ka rrëfyer.
Kjo pasi në kronikë ai u prezantua si baba beqar i një vajze, pasi mesa duket i ka ndarë rrugët me nënën e vajzës së tij.
“Sigurisht që obligimin familjar që e kam sidomos me vajzën, që pa e kaluar një ditë me të s’mundem dmth dy-tre ditë kur jam më larg po më merr malli”, ka thënë ndër të tjerash këngëtari Beka.
/abc24.al/