Tjetër tërmet i fuqishëm godet Turqinë. Raportohet se një tërmet me magnitudë 6.4 ka rënë në zonën më të goditur nga tërmetet e dy javëve më parë, në Hatay që ndodhet në kufi me Sirinë. Sipas Qendrës Sizmologjike Mesdhetare Evropiane, tërmeti ka qenë me një thellësi prej 10 km.