Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka zhvilluar tubimin e tij të parë në fushatë pas mbylljes së shkaktuar nga pandemia e koronavirusit.
Ajo që ka tërhequr vëmendjen e mediave është pjesëmarrja më e ulët sesa pritej në këtë tubim. Në fillim të kësaj jave, Trump ishte mburrur se gati 1 milion persona kishin kërkuar bileta për tubimin në Tulsa’s Bank of Oklahoma Center.
Por arena me rreth 19 mijë vende nuk u mbush siç pritej. Edhe ambjetet e jashtme ku mendohej të mbushej me mbështetës të Trump ishte bosh. Në SHBA pati zëra kundër mbajtjes së tubimit për shkak të pandemisë.
Burimi: top-channel.tv