Tropojë/ Kalonin mallra kontrabanda kundrejt pagesës, arrestohet doganieri dhe katër shtetas të tjerë (Emrat)

0
Gjigandi

Dy persona janë arrestuar në Tropojë, pasi u kapën duke kaluar mallra kontrabandë në Qafë Morinë.

Shtetasit Artan Zeqiri, 27-vjeç dhe Iliaz Rrustemi, 41-vjeç, banues në Kosovë akuzohen për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjera” dhe “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Sakaq në pranga ka rënë dhe doganieri Jeton Markaj, 32 vjeç së bashku me Sadri Margjeka dhe Përparim Kuliçin pasi kalonin mallra kontrabandë kundrejt përfitimit monetar.

Njoftimi i policisë:

Qafë Morinë, Tropojë / Të angazhuar dhe të vendosur, për evidentimin dhe goditjen e krimeve kufitare. Finalizohet operacioni policor i koduar “Qafë Morinë”, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Tropojë, në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tropojë.

RonaTyra

Kaluan në PKK Qafë Morinë, mallra të kontrabanduara, duke korruptuar doganierin dhe dy punonjës të tjerë të Policisë Kufitare, arrestohen 2 shtetasit. Në pranga edhe doganieri e 2 punonjës të tjerë të Policisë Kufitare. Shërbimet e Policisë, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive dhe si rezultat i veprimeve të thelluara hetimore, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tropojë dhe Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Qafë Morinë”.

Si rezultat, u arrestuan në flagrancë, për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjera” dhe “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, shtetasit:

-A. Z., 27 vjeç dhe I. Rr., 41 vjeç, të dy banues në Pejë, Kosovë.

Këta shtetas janë kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në aksin rrugor “Qafë Morinë-Tropojë” duke transportuar me automjet, mallra të kontrabanduara (xhama dyersh dhe dritaresh), të cilat i kishin kaluar nga pika kufitare Qafë Morinë, duke korrupuar doganierin dhe dy punonjës të Policisë Kufitare.

Në vijim të veprimeve, u arrestuan në flagrancë për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”, shtetasit:

-J. M., 32 vjeç, banues në fshatin Tetaj, me detyrë doganier (përgjegjës turni) në PKK Qafë Morinë;

-S. M., 45 vjeç, banues në fshatin Bujan, me detyrë trup shërbimi në PKK Qafë Morinë;

-P. K., 58 vjeç, banues në fshatin Buçaj, me detyrë trup shërbimi në PKK Qafë Morinë.

Këta shtetas, duke shpërdoruar detyrën, kanë lejuar kalimin e mallrave të kontrabanduara nga shtetasit A. Z. dhe I. Rr., kundrejt përfitimit të shumave monetare.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti, së bashku me mallrat e kontrabanduara.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu