Transportonte emigrantë të paligjshëm, shpallet në kërkim 40-vjeçari në Kukës

0
Gjigandi

Një 40-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia në Kukës pasi po transportonte emigrantë të paligjshëm me qëllim kalimin e kufirit me Kosovë, kundrejt pagesës.

Burime bëjnë me dije se në momentin që 40-vjeçari ka parë policinë është larguar. Më pas ka braktisur mjetin dhe i është larguar syrit të policëve me këmbë.

Njoftimi i policisë:

“Në vendin e quajtur “Ura e Drinit të Zi”, shërbimet e Policisë i kanë bërë shenjë ndalimi automjetit tip “Volksëagen”, me drejtues shtetasin D. M., i cili nuk i është bindur urdhrit të tyre, por është larguar me shpejtësi në drejtim të fshatit Breg Lum, duke rrezikuar jetën e punonjësve të Policisë, dhe më pas ka braktisur automjetin me të cilin transportonte 10 shtetas të huaj.

Nga hetimet e kryera dyshohet se shtetasi D. M. do t’i ndihmonte shtetasit e huaj, që të kalonin në mënyrë të paligjshme, kufirin me Kosovën, kundrejt fitimit. Në vijim të veprimeve u bë shpallja në kërkim e shtetasit D. M., 40 vjeç, banues në fshatin Breg Lum, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

RonaTyra

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu