Transportoi me makinë dy persona me pasaporta false, arrestohet 1 person; në pranga dhe 2 pasagjerët

0
Gjigandi

Policia e Durrësit ka vënë në pranga 3 persona.

Burime për median bëjnë me dije se shtetasi me inicialet A. H., 63-vjeç, po transportonte me automjetin e tij 2 persona A. M., 25-vjeç dhe R. G., 20-vjeç, banues në Kosovë.

Këta të fundit tentuan të kalonin kufirin me pasaporta të falsifikuara.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

 Njoftimi/ Porti Durrës

RonaTyra

Krahas masave të ndërmarra për mbarëvajtjen e sezonit turistik, vijojnë kontrollet e pandërprera, me qëllim goditjen e paligjshmërisë, në çdo formë të shfaqjes së saj.

Finalizohet nga shërbimet e Policisë Kufitare në PKK Port Durrës dhe Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Durrës, operacioni policor i koduar “Intensive”.

Transportoi me automjet, 2 shtetas me dokumente të falsifikuara, për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme, vihet në pranga.

Arrestohen edhe 2 shtetasit që tentuan të kalonin kufirin me pasaporta të falsifikuara.

Goditet edhe 1 rast i mosdeklarimit të të hollave në kufi, procedohet penalisht në gjendje të lirë 37-vjeçari.

Shërbimet e Policisë Kufitare në Durrës, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Durrës, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive të paligjshme të evidentuara në kufi, si dhe bazuar në informacionet e marra në rrugë operative, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Intensive”, si rezultat i të cilit u vunë në pranga shtetasit:

-A. H., 63 vjeç, banues në Zvicër, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”;

– A. M., 25 vjeç dhe R. G., 20 vjeç, banues në Kosovë, për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.

Nga veprimet hetimore rezultoi se shtetasi A. H. transportonte me automjetin e tij, shtetasit A. M. dhe R. G., me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit shtetëror, si dhe se shtetasit A. M. dhe R. G. tentuan të kalonin kufirin me pasaporta të falsifikuara.

Në vijim të operacionit policor të koduar “Intensive”, u referuan materialet si dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin E. Xh., 37 vjeç, banues në Mbretërinë e Bashkuar, sepse gjatë kontrollit që shërbimet e Policisë ushtruan në automjetin që ky shtetas drejtonte, u gjetën 14900 paund dhe 500 euro, të padeklaruara në organet përkatëse, sipas përcaktimeve ligjore.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu