U përplas me biçikletë me shokun e tij, 15 vjeçari humb jetën në spital

0
Gjigandi

Detaje të reja kanë dalë për aksidentin tragjik të ndodhur pasditen e së martës në Kandila të Arkadisë, ku ndërroi jetë një 15 vjeçar.

Sipas informacioneve të reja, 15-vjeçari ka pësuar një dëmtim vdekjeprurës në kokë kur biçikleta me të cilën lëvizte është përplasur për një arsye ende të panjohur, në kilometrin 39.7 të autostradës Tripoli-Levidius-Nemea, me një tjetër biçikletë, drejtuar nga një 13-vjeçar.

Si pasojë e aksidentit 15-vjeçari u plagos.

Më pas i riu u dërgua në spitalin e Tripolit, ku me gjithë përpjekjet e mjekëve, pak kohë më vonë nuk mundi të mbijetoje.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu