Klubi Racingut, pjesëmarrës së divizionin e parë të Bregut të Fildishtë, tha të dielën se mbrojtësi i tij, Moustapha Sylla, ndërroi jetë pasi nuk u ndje mirë në mes të ndeshjes.
“Mbrojtësi ynë, Moustapha Sylla, ndërroi jetë sot në mbrëmje, pas një përkeqësimi në fushë gjatë takimit RCA vs Sol FC”,- lexohet në një komunikatë për media nga klubi, i cili i dërgon ngushëllimet familjes së lojtarit.
“Gjatë dërgimit të tij në spital, Moustapha ndërroi jetë. Ai mbërriti në klub shtatorin e kaluar dhe ishte vetëm 21 vjeç,”- konfirmoi presidenti i klubit Logossina Cissé për AFP.
Klubi Racing i Abidjan, i cili luan në divizionin e parë të Bregut të Fildishtë, u kurorëzua kampion i Bregut të Fildishtë në vitin 2020 dhe aktualisht zë vendin e 7-të në kampionat.