Trafikoi me anije 120 milionë euro kokainë nga Amerika Latine, arrestohet shqiptari

0
209
Gjigandi

Policia Pordenones në Itali ka arrestuar një narkotrafikant shqiptar mbi të cilin rëndonte urdhri i arrestit europian për trafik ndërkombëtar të 120 kg kokainë me vlerë 120 milionë euro.

42-vjeçari u ndalua mbrëmjen e djeshme në një Bmw me targë italiane, së bashku me dy bashkatdhetarë të tjerë.

 Ekzaminimi dokumentave të tyre ka verifikaur se ndaj njërit prej shqiptarëve ishte shpallur nën urdhër arresti europian i lëshuar më datë 3 shkurt 2020 nga autoritetet greke pas një megaoperacioni për trafik lëndësh narkotike.

Shqiptari i kapur në Pordenone të Italisë akuzohet për trafik kokaine nga Amerika Jugore e Qëndrore drejt Europës. Ai akuzohet se nga shtatori i 2018 deri në janar 2020 ka trafikuar me anije nga Amerika e Jugut dhe ajo Qëndrore 120 kg kokainë me vlerë 120 milionë euro.

Shqiptari i arrestuar rezulton të jetë pjesë e një grupi kriminal i strukturuar për trafik ndërkombëtar droge.

Hetimet zbuluan se shqiptari ishte zhvendosur në Pordenone para disa vitesh, ku ishte i punësuar në një kompani reklamash.

Screenshot_15-2

Burimi: ilfriuli.it 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu