Një aksident është regjistruar ditën e sotme në aksin rrugor Levan-Tepelenë, në fshatin Kafaraj.
Policia njofton se shtetasi A. Xh., 52 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Toyota” është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin M. H., 75 vjeç.
Si pasojë ky i fundit është plagosur dhe aktualisht ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
“Sot rreth orës 13:00, në aksin rrugor Levan-Tepelenë, në fshatin Kafaraj, shtetasi A. Xh., 52 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Toyota” është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin M. H., 75 vjeç, e për pasojë është dëmtuar shtetasi M. H., i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve
.”- njofton policia.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të këtij aksidenti.