Një hapësirë në fshatin Arapaj të Durrësit, dikur ka qenë tokë bujqësore. Pas rënies së sistemit, shumë familje erdhën nga zona të ndryshme. Sot e rreth 30 vite, familja Xoxi kërkon të marr diçka nga pronat që i përkisnin para vitit 1944, por aty gjithçka është zënë nga ndërtimet. Bëhet fjalë për një hapësirë prej 65 dynymësh.
“Gjyshi im, stërgjyshi im i ka blerë me napolona ari. Kemi me tapi origjinale të viteve ‘21-‘24, nëpër gjykata asgjë fare nuk na takon gjë, 7501 ka vendos që këto të bëhen zotër të tokave”, tregon Paulin Xoxi, denoncues. Xoxi thotë se në vitet e para të demokracisë kanë tentuar të rikthehen te tokat e tyre, por janë përballur me kërcënime.
“Jemi kanosur dhe me armë. Ne zgjodhëm rrugën më të ndershme të ankohemi, kemi bërë disa padi në polici, i jemi drejtuar gjykatave por në atë kohë kanë qenë rrëmuja të mëdhaja”, tregon Paulin Xoxi, denoncues. Familja Xoxi ka depozituar dosjen në Agjencinë e Trajtimit të Pronave por ende nuk ka marrë përgjigje.
“Do ti drejtohemi Strasbugrut, kam tapitë origjinale të ‘21-’24-ës, ne kërkojmë tokat tona këtu asgjë tjetër, në duam të bëjmë një shtëpi këtu ku stërgjyshi im ka derdhur djersë”, tregon Paulin Xoxi, denoncues.
Burimi: top-channel.tv