Ishte koha kur Meta intensifikoi aksionin deri në protesta në rrugë dhe grevë urie brenda sallës së Parlamentit. Ky moment shënoi një çarje të fortë sërish brenda të majtës që pamundësoi bashkimin në një koalicion në zgjedhjet e vitit 2009. Meta vijonte me gjuhën e ashpër, kurse Rama përsëriste togfjalëshit “miku” im Ilir Meta.
googletag.cmd.push(function() { googletag.display(‘div-gpt-ad-1508592105648-0’); });
“Iniciojmë sot ndërtimin e koalicionit të ri “e majta për integrim”, pat deklaruar Ilir Meta.
“E kam thënë dhe e përsëris, Meta është miku im, dhe jam i keqardhur teksa e shoh përditë e më të mllefosur ndaj Partisë Socialiste duke bërë kësisoj që tek ai Berisha të shoh shpresën e tij të fundit, por ne sidoqoftë do i fitojmë zgjedhjet e 2009”, pat deklaruar Rama.
“Me një pafytyrësi bajate, kryetari i PS, duke u përpjekur të fshihet pas fustanit të Mimit, përdor të njëjtën retorikë armiqësore ndaj LSI, si në 2005”, pat deklaruar Meta.
“Esenca ka qenë që Rama ka qenë i bindur se zgjedhjet i fiton vetë, ka pasur arrogancë të çuditshme. Kur kam shkuar në zyrë, ka pasur në dorën e majtë breshkën, në dorën e majtë lapsin, për nja 20 minuta sa ishim vetëm 2-3 herë e ka çuar kokën lart, më tha: unë nuk mund të bëj koalicion me Metën, ai i takon një bote tjetër”, rrëfen Baton Haxhiu.