Tiranë/ Theu masën e sigurisë dhe qarkullonte me pistoletë, arrestohet 34-vjeçari

0
Gjigandi

Një 34-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe u kap nga policia duke qarkulluar me armë zjarri pistoletë.

Shtetasi me iniciale I. K., akuzohet për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Replace”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje. Operacioni, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 1, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë.

RonaTyra

Theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe u kap duke qarkulluar me armë zjarri pistoletë, vihet në pranga 34-vjeçari.

Sekuestrohen një armë zjarri pistoletë, një krehër dhe municion luftarak.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, se një shtetas kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe lëvizte i armatosur, kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Replace”.

Si rezultat i këtij operacioni u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– I. K., 34 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Në rrugën “Hoxha Tahsim”, shërbimet e Policisë kanë ndaluar shtetasin I. K., të cilit gjatë kontrollit fizik, i gjetën dhe i sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë, krehër dhe municion luftarak.

Pas verifikimeve të kryera, ka rezultuar se ky shtetas, kishte shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata, për veprat penale për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu